Erdogan i kërkon BE-së të përmbahet nga retorika që mund të minojë “qëndrimin konstruktiv” të Turqisë
Evropa ka nevojë për Turqinë më shumë sesa Turqia për Evropën, tha presidenti i Turqisë

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të përmbahet nga veprimet dhe retorika që mund të minojnë “qëndrimin konstruktiv” të Ankarasë, duke shtuar se Brukseli duhet ta vlerësojë këtë qëndrim, raporton Anadolu.
“Të mos harrohet se Turqia nuk është më Turqia e vjetër, ashtu siç bota nuk është më e kufizuar në sferën e ndikimit të shteteve perëndimore”, tha Erdogan gjatë fjalimit të tij drejtuar kombit pas drejtimit të mbledhjes së kabinetit.
Ai gjithashtu i bëri thirrje bllokut të pranojë se nuk mund të jetë aktor global apo qendër graviteti pa Turqinë si anëtare të plotë.
“Miopia strategjike” e BE-së ndaj Turqisë “fatkeqësisht vazhdon, dhe kjo duket qartë” në shumë nga institucionet e bllokut, theksoi ai.
Çështja nuk është se ku qëndron Ankaraja, por se ku e sheh veten Brukseli në të ardhmen, tha Erdogan, duke shtuar se Evropa ka nevojë për Turqinë më shumë sesa Turqia për Evropën.



