Trump zotohet të heqë sanksionet CAATSA ndaj Turqisë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump u zotua të martën të heqë sanksionet CAATSA të vendosura ndaj Turqisë, duke sinjalizuar një ndryshim të madh në marrëdhëniet dypalëshe gjatë një takimi të nivelit të lartë me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, transmeton Anadolu.

“Ne do të heqim sanksionet… Ne nuk duam të sanksionojmë miqtë”, u tha Trump gazetarëve gjatë një takimi me presidentin Erdogan në margjinat e samitit të NATO-s në Ankara.

Presidenti amerikan tha se ai po koordinohet me Sekretarin e Shtetit, Marco Rubio dhe Sekretarin e Mbrojtjes, Pete Hegseth për të finalizuar vendimin.

Lidhur me programin e avionëve luftarakë F-35, Trump theksoi se ai “me siguri do të konsideronte” rivendosjen e shitjeve në Ankara, duke e karakterizuar Turqinë si “shumë më besnike se vendet e tjera”.

Ai hodhi poshtë gjithashtu shqetësimet në lidhje me blerjen e sistemit rus të mbrojtjes raketore S-400 nga Turqia, duke pohuar se marrëdhëniet dypalëshe janë “më të mira, ndoshta se sa ka qenë ndonjëherë”.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button