Saliu: Kodi Etik i deputetëve, hap drejt një Kuvendi më transparent dhe të përgjegjshëm

Deputetja e VLEN-it, Imerlije Saliu, ka përshëndetur promovimin e Kodit të Sjelljes Etike të Deputetëve, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm drejt forcimit të integritetit institucional, transparencës dhe përgjegjësisë në punën parlamentare.

Sipas Saliut, ky dokument vendos standarde më të larta etike për funksionimin e Kuvendit dhe kontribuon në krijimin e një kulture parlamentare të bazuar në respekt, llogaridhënie dhe përgjegjësi.

“Promovimi i Kodit të Sjelljes Etike të Deputetëve shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e integritetit institucional, transparencës dhe përgjegjësisë në ushtrimin e mandatit parlamentar”, ka deklaruar Saliu.

Ajo theksoi se Kodi përfaqëson një angazhim për rritjen e standardeve etike në Kuvend dhe për forcimin e besimit të qytetarëve në institucionet demokratike.

“Si deputete, mbetem e përkushtuar që mandatin tim ta ushtroj me integritet, profesionalizëm dhe transparencë, me bindjen se besimi i qytetarëve ndërtohet përmes veprave dhe jo vetëm përmes fjalëve”, u shpreh deputetja e VLEN-it.

Sipas saj, respektimi i parimeve etike dhe përgjegjësia institucionale janë elemente thelbësore për një parlament që përfaqëson në mënyrë të denjë qytetarët.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button