Trump thotë se do të shkojë në Turqi për samitin e NATO-s

Presidenti amerikan Donald Trump tha se do të udhëtojë për në Turqi për samitin të NATO-s që do të mbahet në kryeqytetin Ankara më 7–8 korrik, raporton Anadolu.
“Po bëjmë shumë udhëtime. Do të shkojmë në Turqi”, u tha Trump pjesëtarëve të Forcave Ajrore amerikane para nisjes së tij nga baza ajrore Joint Base Andrews drejt Camp David.
Deklaratat e tij erdhën ndërsa ai prezantoi një avion Boeing 747 të dhuruar nga Katari, i cili pritet t’i bashkohet flotës së Air Force One.
Trump gjithashtu tha se “në një moment” do të shkojë sërish në Kinë për një konferencë të madhe.
“Presidenti Xi (Jinping) do të vijë këtu në shtator, por ne do të kthehemi për një konferencë të madhe që është në Kinë”, tha ai.



