Trump: SHBA-ja duhet ta mbajë Netanyahun “pak të shëndoshë mendërisht” në lidhje me Libanin

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se Washingtoni duhet ta mbajë kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu “paksa të shëndoshë mendërisht” sa i përket Libanit, transmeton Anadolu.
Duke e përshkruar marrëdhënien e tyre si “të mirë”, Trump, në një fragment të intervistës për Axios të publikuar të premten, ka pretenduar se mund t’i kontrollojë veprimet ushtarake izraelite në Liban sepse zyrtarët atje “bëjnë atë që unë them”.
Ai ka theksuar epërsinë ushtarake amerikane, duke vënë në dukje se SHBA-ja siguron “armët” dhe “bombarduesit B-2”, dhe ka pretenduar se pa ndërhyrjen e tij, Izraeli do të ishte shkatërruar plotësisht.



