Trump: Jam dakord që amerikanët e pasur të taksohen më shumë, por ia lë në dorë Kongresit

Zhvimime të reja nga administrata e Trump për tarifat dhe taksat, teksa paralajmërohen ulje tarifash në masën 50% për Kinën dhe rritje taksash për të pasurit në SHBA.
Donald Trump foli për 80% tarifa për Kinën, por sipas disa mediave amerikane që citojnë burime të informuara, administrata po shqyrton uljen shumë më të madhe të tarifave ndaj Kinës.
Kjo ulje drastike do të përfaqësonte një hap të parë nga Uashingtoni, me shpresën e një uljeje reciproke të tarifave nga Pekini. Bloomberg tha se objektivi do të ishte nën 60%, ndërsa burime të informuara i thanë Uashington Post se administrata mund të arrinte 54-50%.
Ndërkohë, Donald Trump hap derën për rritjen e taksave për amerikanët më të pasur, duke shkelur “ortodoksinë” republikane dhe duke e lënë problemin në duart e Kongresit. “Republikanët ndoshta nuk duhet ta bëjnë, por unë jam dakord që ata ta bëjnë”, – tha presidenti amerikan.