Azizi: Fatmir Besimi solli “Alta bankën” në Maqedoninë e Veriut!

Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi ka drejtuar akuza ndaj BDI-së lidhur me ardhjen dhe veprimtarinë e “Alta bankës” në Maqedoninë e Veriut që sipas tij, dëshmon përfshirjen e ish funksionarëve të kësaj partie në procesin e vendimmarrjes.
Sipas pretendimeve të Azizit, ish ministri i Financave, Fatmir Besimi ka qenë përgjegjës për sjelljen e “Alta bankës” në vend, ndërsa Artan Grubi ka udhëhequr seancën në të cilën janë marrë vendimet përkatëse.
Portalet kanë publikuar dokumentin, derisa deputeti i VLEN-it rikthen në vëmendje rolin e ish funksionarëve të BDI-së në këtë proces dhe hap debat për mënyrën se si janë marrë vendimet që lidhen me praninë e bankës në tregun financiar të vendit.
Azizi kërkon që këto zhvillime të shqyrtohen dhe përgjegjësitë të sqarohen përmes dokumenteve dhe fakteve institucionale.



