Adnan Azizi: A do të hetohen edhe lidhjet e kompanisë së krushkut të Ali Ahmetit me Alta Bankën?

Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, në debatin publik për rastin e Alta Bankës në Komisionin për Financa dhe Buxhet në Kuvend, ngriti pikëpyetje për lidhjet e pretenduara familjare të kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, me pronarin e kompanisë AS Senjak, e cila ka qenë e përfshirë në transaksione me bankën serbe.

Azizi kërkoi që në kuadër të hetimeve të përfshihen edhe transaksionet e kësaj kompanie, duke renditur tri data që, sipas tij, ngrenë dyshime për marrëdhëniet financiare me Alta Bankën.

Sipas deputetit të VLEN-it, më 24 tetor 2024, kompania AS Senjak fitoi aksione në Stopanska Banka Bitola nga një kompani e lidhur me Sasho Mijallkovin. Më 9 qershor 2025, një kompani tjetër, ku AS Senjak është bashkëpronare, mori kredi prej pesë milionë eurosh nga Alta Banka në Beograd, ndërsa më 17 shtator 2025, aksionet e AS Senjakut në Stopanska Banka Bitola iu shitën Alta Bankës.

Duke iu drejtuar kryeministrit, Azizi pyeti nëse këto transaksione do të jenë pjesë e hetimeve për rastin e Alta Bankës.

„A është e vërtetë se pronari i kësaj kompanie është krushku i Ali Ahmetit, përkatësisht miqasi e tij? A ishte në dijeni Ali Ahmeti për këto transaksione?“, pyeti Azizi.

Ai theksoi se mungesa e Ali Ahmetit në debat do të ishte një mundësi e humbur për të sqaruar publikisht këto pretendime.

Ndërkaq, deputeti i VLEN-it vuri në dukje se në debatin publik nuk mori pjesë asnjë përfaqësues i BDI-së, as me prezencë dhe as me parashtrimin e pyetjeve.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button