Kryeministri britanik zotohet të vazhdojë presionin ndaj Izraelit për të lejuar hyrjen e ndihmave në Gaza

Kryeministri britanik, Andy Burnham, ka deklaruar se situata humanitare në Gaza mbetet “zemërthyese”, si dhe ka theksuar se qeveria e tij po bën “gjithçka” që është e mundur për t’i bërë presion Izraelit që të lejojë hyrjen e ndihmave të nevojshme në këtë territor, transmeton Anadolu.

“Situata humanitare në Gaza mbetet zemërthyese”, tha Burnham gjatë seancës së përjavshme të pyetjeve drejtuar kryeministrit në Dhomën e Përfaqësuesve.

Komentet e tij erdhën pasi u pyet për stuhinë e fundit në Gaza, e cila sipas autoriteteve në enklavë, përmbyti më shumë se 70.000 tenda dhe rrëzoi dhjetëra mure të dëmtuara nga lufta.

“Po bëjmë gjithçka që mundemi për t’i bërë presion qeverisë izraelite që të lejojë dërgimin e ndihmave të nevojshme në Gaza dhe të heq kufizimet ndaj tyre”, tha kryeministri britanik

Mbrojtja Civile e Gazës njoftoi se dy gra dhe tre fëmijë u vranë të dielën vonë, kur një argjinaturë rëre u shemb mbi tendat ku strehoheshin palestinezët e zhvendosur në Deir al-Balah.

Burnham gjithashtu theksoi se qeveria e tij ka ndërmarrë hapa të mëtejshëm lidhur me sanksionet, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me vendbanimet në Bregun Perëndimor të pushtuar, me qëllim ruajtjen e mundësisë për realizimin e zgjidhjes me dy shtete.

“Natyrisht, presim rezultatin e negociatave pas zgjedhjeve të përgjithshme në Izrael, por ai mund të jetë i sigurt se do të vazhdojmë të ndjekim rrugën që kemi përcaktuar”, theksoi ai.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button