Trump e quan “shumë pozitiv” postimin e ministrit të jashtëm iranian mbi marrëveshjen e mundshme SHBA-Iran

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se e konsideron postimin e ministrit të Jashtëm iranian Abbas Araghchi lidhur me mundësinë e një marrëveshjeje SHBA-Iran “shumë pozitiv”, raportoi Axios, transmeton Anadolu.

Në një telefonatë me Axios, Trump ka thënë se ende mendon se një marrëveshje me Iranin mund të nënshkruhet gjatë fundjavës ose të hënën.

Ai gjithashtu ka thënë se u ka kërkuar iranianëve të japin një sqarim publik mbi raportimet në mediat e tyre shtetërore për detajet e marrëveshjes, të cilat, sipas tij, nuk janë të vërteta.

Në platformën e tij Truth Social, Trump ripostoi një mesazh të Araghchit në platformën amerikane X më herët të premten, në të cilin Araghchi tha: “Memorandumi i Mirëkuptimit i Islamabadit nuk ka qenë kurrë më afër”, duke iu referuar një marrëveshjeje mes SHBA-së dhe Iranit.

Në mesazh, Araghchi u kërkoi mediave të mos spekulojnë mbi përmbajtjen e marrëveshjes ndërsa negociatat janë ende në vazhdim, duke thënë se detajet do të bëhen publike pasi procesi të përfundojë.

“Derisa të finalizohet, mediat duhet të përmbahen nga spekulimet për përmbajtjen e saj. Në përputhje me qasjen tonë të përgjegjshme dhe transparente, të gjitha detajet do t’i bëhen të ditura publikut në kohën e duhur”, shkroi ai.

Më herët të premten, Trump akuzoi Iranin se ka zbuluar detaje të rreme të një marrëveshjeje në media, duke thënë se ato nuk kanë asnjë ngjashmëri me kushtet e dakorduara me shkrim.

“Kushtet që Irani ka zbuluar në ‘Fake News’ nuk kanë asnjë lidhje me kushtet për të cilat është rënë dakord me shkrim”, shkroi Trump në rrjetin e tij social.

“Ajo që ata kanë thënë, përfshirë deklaratën e tyre të dobët dhe patetike për një marrëveshje, nuk ka asnjë lidhje me të vërtetën”, shtoi ai.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button