Dita e 13-të/ Protestuesit të pandalshëm, marshim kilometrik në Tiranë, pjesëmarrje historike

Protestuesit kanë zhvilluar sonte marshimin e tyre në rrugët e Tiranës. Prej 13 ditësh protestojnë të vendosur kundër qeverisë Rama.
“Edi Rama jep dorëheqjen” është mesazhi kryesor i kësaj revolte që ka bërë bashkë shqiptarët në Shqipëri dhe në të gjitha trevat ku jetojnë dhe punojnë shqiptarët. Emigrimi është një plagë e shoqërisë shqiptare. Të rinj të larguar nga vendi, për shkak të mungesës së alternativave, zgjodhën të ikin dhe të punësohen në shtete të tjerë, sepse nuk gjetën mbështetje nga shteti i tyre.
Tubimi në Tiranë, ishte madhështor, me një pjesëmarrje historike, ndërsa qytetarët duken të vendosur, deri në largimin e Ramës.
Shqiptarë nga Londra, Italia, Athina, Gjermania, kanë qenë të pranishëm në këtë tubim.
Protesta janë zhvilluar edhe në vende ndryshme ku jetojnë shqiptarë, në Zvicër, në Londër, në Itali, në Firence, të cilët kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama.
Nesër është paralajmëruar një pjesëmarrje edhe më e madhe, pasi theksohet se pranishme do të jetë edhe Diaspora.



