Kasami merr pjesë në 21-vjetorin e Vetëvendosjes, uron Kurtin dhe aktivistët për jubileun

Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, ka njoftuar se sonte, me ftesë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në pritjen solemne të organizuar me rastin e 21-vjetorit të themelimit të Lëvizja Vetëvendosje.
Kasami vlerësoi se ky përvjetor përfaqëson një rrugëtim të gjatë politik, qytetar dhe institucional.
“Ky përvjetor shënon një rrugëtim të gjatë të angazhimit politik, qytetar dhe institucional, të ndërtuar mbi parimet e demokracisë dhe vullnetit të qytetarëve”, theksoi Kasami.
Ai uroi anëtarët, aktivistët dhe mbështetësit e Vetëvendosjes për këtë jubile, duke e cilësuar atë si një moment të rëndësishëm për subjektin politik.
“Urime të gjithë anëtarëve, aktivistëve dhe mbështetësve të Lëvizjes VETËVENDOSJE për këtë jubile të rëndësishëm”, deklaroi Kasami.


