Tre herë u përpoq të përdorë një kartëmonedhë false prej 50 eurosh, 66-vjeçarja nga Tetova përballet me kallëzim penal

Një grua 66-vjeçare nga Tetova po përballet me një kallëzim penal pasi, sipas policisë, në tri raste u përpoq të vinte në qarkullim një kartëmonedhë të falsifikuar prej 50 eurosh.
Siç informon Ministria e Punëve të Brendshme, SPB Tetova ka paraqitur kallëzim penal kundër T.I. (66) nga Tetova për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale «falsifikim parash».
Sipas informacioneve policore, më 5 nëntor 2026, në rrugën “Boris Kidriç”, para Tregut të Gjelbër në Tetovë, e akuzuara në tri raste u përpoq të qarkullonte kartëmonedhën e falsifikuar prej 50 eurosh.
Pas dokumentimit të rastit, kundër gruas është paraqitur kallëzimi penal përkatës.



