Takim në Zagreb, Gashi dhe Milanoviç diskutojnë për NATO-n dhe integrimin në BE

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, gjatë vizitës në Zagreb ka zhvilluar takim me presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviç. Në takim është diskutuar për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, mbështetjen e Kroacisë në procesin e integrimit evropian dhe mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme.

“Në Zagreb, pata nderin të zhvilloj një takim me Presidentin e Republikës së Kroacisë, z. Zoran Milanoviç, me të cilin diskutuam për marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale dhe avancimin e partneritetit ndërmjet dy vendeve tona.

Theksova rëndësinë e Kroacisë si partnere strategjike dhe aleate e rëndësishme në NATO, si dhe rolin e saj në mbështetjen e integrimit europian të Maqedonisë së Veriut. Në këtë kontekst, riafirmova përkushtimin tonë ndaj vlerave, reformave dhe anëtarësimit në BE. Diskutuam për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të përbashkët. Vëmendje të veçantë i kushtuam edhe qytetarëve tanë që jetojnë dhe punojnë në Kroaci, të cilët janë një urë e rëndësishme lidhëse mes dy shteteve dhe kontribuojnë në forcimin e miqësisë sonë.

E falënderova Presidentin Milanoviç për pritjen dhe shkëmbimin e hapur të mendimeve, me bindjen se partneriteti ynë do të vazhdojë të zhvillohet në frymën e aleancës, besimit dhe interesave të përbashkëta”, ka shkruar Afrim Gashi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button