Theo Hernandez i kërkon falje tifozëve të Milanit: Të të ngrihemi të gjithë së bashku, unë i pari!

Theo Hernandez ka bërë dje një gafë të tmerrshme, duke u ndëshkua me të kuq ndaj Feyenoord, gjë që më pas rezultoi në barazimin e rezultatit nga holandezët dhe eliminimin e gjigantëve italian nga Champions League.

Theo ishte më fajtori për dështimin e Milanit, pasi ‘Rossonerët’ deri në momentin kur ai u ndëshkua ishin superior në fushë, por me daljen e tij, gjithçka ndryshoi, shkruan GazetaBlic Sport.

Mbrojtësi francez ka reaguar në rrjetet sociale, duke i kërkuar falje tifozëve dhe bashkëlojtarëve.

Ja postimi i tij:

“Futbolli është i paparashikueshëm: na jep gëzime të mëdha, por edhe momente të dhimbshme. Ndihem jashtëzakonisht i zhgënjyer sot. I kërkoj falje shokëve të mi që i lamë me 10 dhe u kërkoj falje tifozëve që na mbështesin gjithmonë. Ky klub është një familje dhe së bashku do të rikuperojmë. Le të ngrihemi të gjithë së bashku. Unë së pari. “Forza Milan”, ka shkruar Theo.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button