Begaj: Të intensifikohen marrëdhënieve si dy shtete të një kombi me të ardhme të përbashkët euroatlantike

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ka theksuar rëndësinë e intensifikimit të marrëdhënieve “si dy shtete të një kombi me një të ardhme të përbashkët euroatlantike”.
Begaj ka vlerësuar faktin që Kosova është një realitet i pakundërshtueshëm dhe një partner i besueshëm në rajon, duke theksuar kontributin e saj për paqen, sigurinë dhe prosperitetin.
Po ashtu, Begaj ka ripërsëritur mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për Kosovën në të gjitha sfidat e saj, përfshirë përpjekjet për njohje dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe rajonale.