Themelohet zyrtarisht VLEN-i, Sali: Është zëri i ndryshimit, bashkimit dhe shpresës për çdo shqiptar

Në Pallatin e Kulturës në Tetovë është vulosur zyrtarisht themelimi i VLEN-it si subjekt politik, në një ngjarje ku morën pjesë drejtuesit e koalicionit dhe mbështetës të shumtë.

Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, njoftoi se themelimi formal i VLEN-it u realizua në një atmosferë entuziazmi dhe energjie pozitive, së bashku me bashkëkryetarët Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, si dhe nënkryetarët Mimoza Musa dhe Bekim Qoku.

“Së bashku me bashkëkryetarët Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, si dhe nënkryetarët Mimoza Musa dhe Bekim Qoku, u vulos edhe formalisht e zyrtarisht themelimi i VLEN-it”, ka shkruar Sali.

Ai theksoi se ky hap u mirëprit nga të pranishmit me duartrokitje dhe entuziazëm, duke reflektuar, sipas tij, mesazhin e unitetit dhe vendosmërisë për një përfaqësim më të denjë të shqiptarëve.

“Ky bashkim u mirëprit me duartrokitje dhe entuziazëm, duke përcjellë mesazhin e unitetit, shpresës dhe vendosmërisë për një përfaqësim më dinjitoz dhe një të ardhme më të mirë për shqiptarët”, deklaroi Sali.

Sipas tij, VLEN-i përfaqëson një alternativë të re politike dhe një platformë që synon të sjellë ndryshim dhe bashkim në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

“VLEN-i është zëri i ndryshimit, bashkimit dhe shpresës për çdo shqiptar”, u shpreh Sali.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button