Kasami: Me nënshkrimet në Tetovë nis zyrtarisht rrugëtimi i VLEN-it si parti politike

Në Pallatin e Kulturës në Tetovë po mblidhen nënshkrimet për themelimin formal të VLEN-it, duke shënuar nisjen zyrtare të subjektit si parti politike në përputhje me ligjet e Maqedonisë së Veriut, transmeton TV21. Bashkëkryetari Bilall Kasami tha se pas përmbylljes së këtij procesi do të fillojë organizimi i strukturave në degë e nëndegë, me synim adresimin e problemeve të qytetarëve dhe zbatimin e programit politik.
“Sot në Pallatin e Kulturës në Tetovë është organizuar grumbullimi i nënshkrimeve për themelimin formal të VLEN-it me çka po nis edhe zyrtarisht rrugëtimi i subjektit VLEN si parti politike konform ligjeve të Maqedonisë së Veriut. Janë të thirrur të gjithë aktivistët tanë nga Struga deri në Kumanovë që të japin nënshkrimin e tyre, dhe unë besoj që sot ky proces do të përmbyllet me sukses. Nga sot do të nisë aktiviteti jonë në teren për vizitë të strukturave të VLEN-it me çka do të nisë edhe ngritje e strukturave në nivel të degëve dhe nëndegëve dhe do të jemi gati për t’ju përgjigjur qytetarëve në problemet të cilat i kanë dhe realizimin e programit”, tha bashkëkryetari i VLEN-it Bilall Kasami.



