“Kam foto!”, Berisha: Vlora Hyseni dhe Edi Rama kanë qenë në vilën e Agasit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama, Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi janë takuar së bashku në vilën e biznesmenit. Sipas Berishës, takimet mes Ramës, Hysenit dhe Agasit janë zhvilluar në vilën e këtij të fundit.

“Rama, Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi janë takuar të tre së bashku tek vila e kuqe. Takimet me Ergysin dhe Vlora Hysenin i kanë bërë në vilën e Ergys Agasit, në të cilën Edi Rama, sipas dëshmitarëve, ka qenë arkitekt i interierit të saj, i brendësisë së saj”, tha Berisha.

Ai shtoi se ka pasur edhe pretendime se vila mund të jetë në fakt e lidhur me kryeministrin, por theksoi se nuk mund ta konfirmojë këtë. Berisha deklaroi gjithashtu se ka marrë nga persona që i cilësoi si “qytetarë dixhitalë” një fotografi, e cila, sipas tij, tregon Vlora Hysenin duke hyrë në banesën e Ergys Agasit.

“Dua ta them këtu, qytetarë dixhitalë më kanë dërguar mua fotografinë e Vlorë Hysenit duke hyrë në banesën e Ergys Agasit, në vilën e tij. Nuk e kam publikuar sepse nuk doja të hyja në çështje personale”, u shpreh kreu i PD-së.

Në vijim, kreu i PD-së bëri edhe akuza të tjera ndaj Agasit, duke pretenduar se ai përdorte kërcënime me vrasje ndaj personave të ndryshëm.

“Ergysi në telefonat e tij kërcënonte me vrasje. U thoshte: ‘Kërcet plumbi, ty të merret koka’”, deklaroi Berisha.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lexo gjithashtu
Close
Back to top button