Të punësuarit në ASHAM sërish e aktivizojnë grevën e vitit të kaluar
Një pjesë e punonjësve të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM) sot e riaktivizuan grevën që e kishin filluar vitin e kaluar në shkurt, dhe e ndërprenë një muaj më vonë.
Shkak, siç informoi kryetari i Sindikatës së punëtorëve të administratës, organeve të drejtësisë dhe shoqatave të qytetarëve (SPAODSHQ), Tërpe Deanoski, është kërkesa e paplotësuar për rritje të pagave të punëtorëve, për të cilën është nënshkruar marrëveshje vitin e kaluar, e cila duhej të zbatohej deri më 31 dhjetor të po këtij viti.
Në të njëjtën kohë, ai akuzoi akademikët dhe drejtuesit e njësive organizative në Akademi se në vend që të negociojnë me Sindikatat, kanë punësuar një zyrë avokatie përmes së cilës komunikojnë me punonjësit dhe e vetmja detyrë e saj është t’i frikësojë dhe të gjejë një mënyrë për të ndaluar grevën.