Turqia kritikon përdorimin e foltores së OKB-së nga Netanyahu për të shënjestruar Erdoganin me akuza “të pabaza”

Drejtori i Komunikimeve i Turqisë, Burhanettin Duran tha se përdorimi nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i foltores së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për të bërë “akuza të pabaza” ndaj Turqisë dhe presidentit Recep Tayyip Erdogan është i papajtueshëm me “idealet e paqes, ligjit dhe dialogut” që përfaqëson OKB-ja, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë në platformën sociale turke NSosyal, Duran iu referua urdhërarrestit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Netanyahut, të lëshuar për krime të dyshuara lufte dhe krime kundër njerëzimit në Rripin e Gazës, dhe kritikoi deklaratat e tij që kishin në shënjestër Erdoganin.

Duran tha se deklaratat e Netanyahut kundër Erdoganit nuk mund t’i “bëjnë të padukshme masakrat e tij, katastrofën humanitare në Gaza dhe procedurat para drejtësisë ndërkombëtare”.

“Edhe komuniteti ndërkombëtar po e sheh këtë situatë dhe Netanyahu është më i izoluar se kurrë më parë”, shkroi ai.

“Nën udhëheqjen e presidentit tonë, Turqia do të vazhdojë të mbrojë të drejtat e të shtypurve, përfshirë vëllezërit dhe motrat tona palestineze, një botë më të drejtë dhe paqen si dhe të qëndrojë kundër padrejtësisë dhe shtypjes”, shtoi Duran.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button