Arrestohet 17-vjeçari në Ohër, policia i gjen marihuanë dhe pajisje të dyshuara për përpunim droge

Një 17-vjeçar nga Ohri është ndaluar nga policia pasi gjatë një kontrolli në banesën e tij dhe në hapësirat ndihmëse janë gjetur marihuanë dhe pajisje me mbetje të lëndëve të dyshuara narkotike.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, rasti është regjistruar më 24 shtator, rreth orës 13:55, në Ohër.

“Zyrtarë policorë nga Njësia për Tregti të Paligjshme me Drogë dhe Armë pranë SPB Ohër kanë ndaluar një 17-vjeçar nga Ohri”, njofton MPB.

Kontrolli në banesën e të miturit dhe në hapësirat ndihmëse është kryer me urdhër të Gjykatës Themelore të Ohrit. Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe konfiskuar marihuanë, një peshore digjitale me mbetje marihuane dhe një substancë të bardhë pluhur, si dhe një grirëse me mbetje marihuane.

MPB-ja njofton gjithashtu se marihuanë është gjetur edhe gjatë kontrollit personal të 17-vjeçarit.

“Ai është shoqëruar në një stacion policor dhe në prani të një prindi dhe përfaqësuesve të Qendrës për Punë Sociale në Ohër është zhvilluar një bisedë zyrtare me të”, thuhet në njoftimin e policisë.

Nga MPB-ja bëjnë të ditur se rasti ende po dokumentohet dhe se pas përfundimit të procedurave do të ndërmerren edhe veprimet përkatëse ligjore.

“Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të paraqitet kallëzim përkatës”, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button