Takim lamtumirës me ambasadoren greke, Gashi falënderon Athinën për partneritetin

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, zhvilloi një takim lamtumirës me ambasadoren e Republikës së Greqisë, Sofia Filipidu, me rastin e përfundimit të mandatit të saj diplomatik.

Gashi shprehu mirënjohjen për kontributin e ambasadores në forcimin e marrëdhënieve mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, duke vlerësuar angazhimin e saj në avancimin e bashkëpunimit dypalësh.

“Shpreha mirënjohjen time për kontributin e saj në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona, duke riafirmuar përkushtimin e përbashkët për thellimin e bashkëpunimit parlamentar, politik dhe kulturor”, deklaroi Gashi.

Ai theksoi se integrimi europian mbetet prioritet strategjik i Maqedonisë së Veriut dhe nënvizoi rëndësinë e mbështetjes greke në këtë proces.

“Integrimi europian mbetet prioritet strategjik i Maqedonisë së Veriut dhe mbështetja e Greqisë do të jetë kyçe edhe në periudhën e ardhshme, në frymën e fqinjësisë së mirë, dialogut dhe partneritetit”, u shpreh kryeparlamentari.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button