Mbi 666 mijë persona nënshkruajnë peticionin kundër Hakeem Jeffries si kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së

Më shumë se 666 mijë persona kanë nënshkruar një peticion online, përmes të cilit u bëhet thirrje demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së që të votojnë kundër Hakeem Jeffriesit për kryetar të kësaj dhome, kur Kongresi i ri të mblidhet në janar të vitit 2027, transmeton Anadolu.
Peticioni, i publikuar më 3 shtator në platformën Change.org nga Nicole Whitted, u bën thirrje të gjithë anëtarëve të Kongresit të 120-të, i cili do të nisë punën në janar, që të refuzojnë Jeffriesin, udhëheqësin aktual të demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve dhe të zgjedhin kandidat tjetër.
“Demokratët meritojnë të kenë mundësi zgjedhjeje”, thuhet në peticion, i cili kërkon zhvillimin e një gare konkurruese për postin e kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve.
Duke argumentuar se kryetari duhet të përfaqësojë votuesit demokratë dhe jo establishmentin partiak, peticioni u bën thirrje ligjvënësve që, para se të votojnë, të shqyrtojnë të kaluarën publike të Jeffriesit, qëndrimet e tij politike, donatorët e fushatave zgjedhore dhe performancën e tij në udhëheqje.
Peticioni inkurajon anëtarët e tjerë demokratë të Dhomës së Përfaqësuesve që të dalin përpara dhe të kandidojnë për nominimin, duke theksuar se rezultati ende nuk është përcaktuar.
Deri më tani, peticionin e kanë nënshkruar 666.025 persona.



