Sulme në veri të Gazës, të paktën 22 viktima, shumica gra dhe fëmijë

Sulmet ajrore izraelite në veri të Gazës kanë vrarë të paktën 22 persona, shumica gra dhe fëmijë, thanë zyrtarët palestinezë më 27 tetor.
Shërbimi i emergjencave i Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë tha se 11 gra dhe dy fëmijë ishin në mesin e 22 personave që u vranë gjatë një sulmi në orët e vona të së shtunës në Beit Lahija në veri të Gazës. Kjo ministri tha se edhe 15 persona u plagosë, duke shtuar se numri i viktimave mund të rriten. Shumica e viktimave ishin nga tri familje.