Mickoski: Ka persona në pushim mjekësor që qëndrojnë me muaj jashtë vendit, kjo nuk do të tolerohet

Një pjesë e qytetarëve që shfrytëzojnë pushimin mjekësor largohen nga vendi, ndërsa disa prej tyre qëndrojnë jashtë shtetit edhe për disa muaj. Për këto raste ka folur kryeministri Hristijan Mickoski, duke theksuar se ato janë evidentuar në sistem dhe se po shqyrtohen masa më konkrete për parandalimin e keqpërdorimeve.

Mickoski theksoi se nuk është e pranueshme që e drejta për pushim mjekësor të shfrytëzohet për përfitime personale, duke anashkaluar rregullat.

“Ka shfrytëzues të pushimit mjekësor të cilët janë evidentuar në sistem se lëvizin jashtë territorit të shtetit. Ka persona në pushim mjekësor që shpesh largohen për aktivitete disa mujore jashtë vendit dhe kjo nuk është në rregull”, deklaroi kryeministri.

Ai paralajmëroi se përpjekjet për të keqpërdorur sistemin përmes trukeve të ndryshme dhe për të anashkaluar drejtësinë nuk do të kenë sukses.

“Nëse disa mendojnë se përmes trukeve do të përfitojnë diçka ose se në këtë mënyrë do ta anashkalojnë drejtësinë, kjo nuk do të ndodhë”, theksoi Mickoski.

Kryeministri bëri të ditur se pikërisht raste të tilla kanë nxitur shqyrtimin e një qasjeje më konkrete ndaj personave që mund ta keqpërdorin të drejtën për pushim mjekësor.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button