Ndërmjetësit nga Katari kthehen në Teheran në përpjekje të re për një marrëveshje SHBA-Iran

Ndërmjetësit nga Katari janë kthyer në Teheran në përpjekje për të negociuar një marrëveshje që do t’i jepte fund konfliktit mes SHBA-së dhe Iranit ndërsa nisma diplomatike po koordinohet me Washingtonin, transmeton Anadolu.

Përpjekja e fundit vjen pas një raportimi të së mërkurës nga “The Wall Street Journal”, sipas të cilit zv/presidenti amerikan JD Vance, i kishte dërguar një letër shefit të sigurisë së Iranit, Mohsen Rezaei, në përpjekje për të ringjallur negociatat e bllokuara.

Një zyrtar i lartë iranian për agjencinë gjysmëzyrtare të lajmeve Fars tha se Teherani e ka pranuar mesazhin, por ende nuk i është përgjigjur. SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulmet ndaj Iranit më 28 shkurt, duke bërë që Teherani të kundërpërgjigjej me sulme ndaj Izraelit dhe pozicioneve amerikane në disa vende arabe.

Washingtoni dhe Teherani nënshkruan marrëveshje kornizë në muajin qershor dhe më pas nisën negociatat, por bisedimet dështuan për shkak të mosmarrëveshjeve lidhur me lirinë dhe sigurinë e lundrimit nëpër Ngushticën e Hormuzit, një rrugë kyçe për furnizimet globale me energji dhe tregtinë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button