Sulm i armatosur në një minierë në Pakistan, vriten 20 minatorë, disa të plagosur

Të paktën 20 persona u vranë nga persona të armatosur në një minierë qymyri në provincën Balochistan në jugperëndim të Pakistanit. Personat e armatosur sulmuan strehimin e punëtorëve në minierën e qymyrit në orët e para të së premtes. 6 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Punëtorët u sulmuan me armë të rënda, duke përfshirë raketa dhe granata, citohet të ketë thënë policia. Sulmuesit gjithashtu i vunë flakën makinerive në minierë.

Deri më tani asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për vrasjet, por në të kaluarën Ushtria Çlirimtare Baloche (BLA) separatiste ka kryer disa sulme vdekjeprurëse në provincë.

Të hënën, një militant i BLA vrau dy shtetas kinezë dhe plagosi të paktën 10 persona në një sulm vetëvrasës pranë aeroportit të Karaçit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lexo gjithashtu
Close
Back to top button