Skemë mashtrimi prej 13.3 milionë eurosh në Selanik: Arrestohen 5 persona, në hetim edhe 18 të tjerë

Policia në Selanik ka arrestuar pesë persona dhe ka përfshirë në dosje 18 individë të tjerë si pjesë e një organizate kriminale që vepronte në fushën e mashtrimit tatimor.
Grupi themelonte kompani “virtuale” në emër të njerëzve të kashtës ose personave në vështirësi sociale, duke kryer transaksione dhe blerje brenda BE-së pa paguar TVSH-në, ndërsa detyrimet iu transferoheshin kompanive fiktive.
Dëmi total ndaj Shtetit Grek nga mospagesa e taksave, detyrimeve dhe kontributeve të sigurimeve (nëpërmjet EFKA-s) tejkalon 13.3 milionë euro.

Përveç mashtrimit tatimor, organizata merrej edhe me kontrabandë pijesh alkoolike, kafeje dhe cigareve elektronike, ndërsa gjatë kontrolleve u sekuestruan para, telefona, vula kompanish dhe mallra të ndryshme.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button