Në Aeroportin e Shkupit ndalohet një person me vendim për vuajtje dënimi me burg

Më 21.09.2026 në ora 12:30 në pikën kufitare Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit, në hyrje të shtetit, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria personin I.Ç.(29) nga fshati Toplicë, rajoni i Gostivarit. Ndaj këtij personi kishte pasur urdhëresë gjyqësore për vuajtjen e dënimit me burg në kohëzgjatje prej dy vitesh për veprën e kryer penale vjedhje e rëndë sipas nenit 236 të Kodit Penal. I.Ç. është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu i Shkupit për vuajtjen e dënimit.



