Izet Mexhiti merr pjesë në promovimin e librit për ngjarjet e Bit Pazarit të vitit 1992

Në prag të 6 nëntorit, datës që lidhet me ngjarjet e Bit Pazarit të vitit 1992, në Teatrin Shqiptar në Shkup është promovuar libri “E vërteta mbi ngjarjet e Bit Pazarit (1992)”, i historianit Qerim Lita.

Në këtë aktivitet mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, i cili theksoi rëndësinë e dokumentimit të historisë përmes dëshmive dhe dokumenteve të kohës, në mënyrë që brezat e ardhshëm të kenë mundësi të njihen me ngjarjet që kanë lënë gjurmë në historinë e shqiptarëve të Shkupit.
Mexhiti vlerësoi punën e historianit Qerim Lita, duke theksuar se libri u mundëson edhe atyre që nuk i kanë përjetuar ngjarjet e vitit 1992 të njihen me atë që ndodhi në Bit Pazar dhe të kuptojnë rëndësinë historike të 6 nëntorit.

“Historia duhet të shkruhet që të mos harrohet. Brezat që vijnë pas nesh duhet të kenë mundësi ta njohin atë përmes dokumenteve dhe dëshmive të kohës”, ka shkruar Izet Mexhiti.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button