Shuma e rimbursimit të TVSH-së nuk do të rritet

Qytetarët do të vazhdojnë të përfitojnë nga masa TVSH-ja ime, ndërsa do të bëhen vetëm ndryshime të vogla në pjesën e sistemit në kuadër të Drejtorisë për të Ardhura Publike, njoftoi ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska.

“Masa TVSH-ja ime mbetet me të njëjtën shumë për rimbursim ndaj qytetarëve. Do të bëhen korrigjime të caktuara, të cilat nuk kanë të bëjnë drejtpërdrejt me qytetarët, por sistematikisht në kuadër të Dretjorisë së të Ardhurave Publike. Shumë shpesh kemi marrë informacion nga qytetarët se kanë skanuar llogaritë fiskale që aplikacioni i ka refuzuar pasi nuk janë origjinale, janë raportuar në DAP dhe nuk është bërë asgjë”, tha ministrja e Financave.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button