Shqiptari i kapur me 2 milionë euro kokainë është muzikant i njohur, media franceze nxjerr emrin dhe detajet

Media franceze ka zbardhur identitetin e shqiptarit të dyshuar për trafik lëndësh të forta narkotike dhe ai është 45 vjeçaro Beng Bakalli.
Violinisti i njohur u arrestua në La Turbie me 38,3 kg kokainë që në tregun e zi narkotik kap vlerën e rreth 2 milionë eurove.
Ai u ndalua nga policia franceze në La Turbie, ndërsa po udhëtonte me një automjet Citroën C5 Aircross për në Itali. Kokaina ishte fshehur në dy ndarje të modifikuara në pjesën e poshtme të makinës.
“Duke ndjekur instinktet e tyre, oficerët e doganës u intriguan nga një zgjatim i lehtë nën tapetin e dyshemesë në anën e pasagjerit. Bingo: ata zbuluan 38.3 kg kokainë të fshehur në dy ndarje të fshehura të ndërtuara në dysheme”, shkruan media franceze që citon noa.al.
Gjykata vendosi të nisë procesin ndaj tij në muajin tetor, raporton noa.al duke cituar Nice Matin.
I dyshuari u arrestua të hënën. Në banesën e tij në Alsace u gjetën armë dhe një shumë e madhe parash.
Profili i tij, siç shkruan media franceze, është i pazakontë. Në bankën e të akuzuarve në Nice, i shoqëruar nga dy xhandarë, shfaqet një burrë i shkurtër, me mjekër të rregulluar dhe flokë të shkurtër.
Beng Bakalli, me origjinë shqiptare, është violinist profesionist dhe koncertist i njohur, pjesë e orkestrës simfonike Victor-Hugo Bourgogne Franche-Comté, me karrierë në konservatorë prestigjiozë.
Megjithatë, ai u ndalua nga doganierët në La Turbie, ku u zbuluan 38,3 kg kokainë të fshehura në dyshemenë e makinës.
Bakalli nuk dha shpjegime financiare për veprimin, duke deklaruar se fiton mirë nga muzika. Autoritetet dyshojnë se nuk ishte një “rutinë” e zakonshme, pasi rrallëherë një transportues i parë ngarkohet me kaq shumë drogë.
Bakalli tha se ngarkesën e mori përmes njohjeve në një udhëtim në Shqipëri, por mohoi të ishte kërcënuar.
Në banesën e tij u gjetën katër armë zjarri, dy pushkë, një jelek antiplumb, disa qindra fishekë dhe 88.900 euro të paketuara.
Bakalli pretendoi se armët i kishte për sport dhe paratë nga një dhuratë e babait. Megjithatë zyrtarët thanë se jo të gjitha armët e zjarrit rezultonin të deklaruara.
Prokuroria shprehu skepticizëm në lidhje me shpjegimet e tij, veçanërisht në dritën e sasisë së drogës së transportuar dhe pajisjeve të gjetura në shtëpinë e tij. Prokurori kërkoi që ai të mbetej në paraburgim, duke besuar se ekzistonte rreziku i përsëritjes së krimit.
Makina Citroën C5 Aircross i ishte dhënë nga një garazhist spanjoll, ndërsa ai udhëtonte drejt Italisë. Për transportin do të paguhej 20.000 euro.
Prokurorja dyshoi për një modus operandi profesional dhe kërkoi paraburgimin e tij deri në gjyq.
Ajo ka kërkuar që gjykata të mos ndikohet nga profili i tij si muzikant dhe nga karriera profesionale, duke vënë në fokus sasinë e konsiderueshme të kokainës dhe mënyrën e sofistikuar të fshehjes së saj.
Bakalli tha se se ishte futur në këtë histori përmes disa njohjeve të krijuara gjatë një udhëtimi në Shqipëri dhe ka mohuar se ishte kërcënuar apo detyruar.
Avokatja e Bakallit theksoi integritetin e plotë të klientit në shoqëri dhe karrierën e tij muzikore. Megjithatë, gjykata vendosi ta dërgojë në paraburgim.
Me këtë akuzë, Bakalli rrezikon deri në dhjetë vjet burg.
Kontrolli në banesë dhe çfarë tha muzikanti
Pas zbulimit në makinë, oficerët e doganës kontrolluan shtëpinë e tij në Franche-Comté. Zbulimet e bëra atje e errësuan edhe më shumë pamjen e zymtë që përshkon të dyshuarin. Katër pistoleta, dy pushkë, një jelek antiplumb, qindra fishekë dhe 88,900 euro në kartëmonedha 50 euroshe, të mbështjella me kujdes me qese plastike.
Armët? “Jam i regjistruar si qitës sportiv”, u përgjigj violinisti. Me sa duket, jo të gjitha ishin deklaruar. Paratë? “Erdhën nga një dhuratë nga babai im.”
Bakalli tha se e ka pranuar transportin në këmbim të një pagese prej 20,000 eurosh. Ai shtoi se e ka marrë këtë “punë” nëpërmjet të njohurve që takoi gjatë një udhëtimi në Shqipëri dhe pohon se nuk di asgjë për personat e tjerë të përfshirë.
I pyetur për herë të fundit, përpara se gjykata të tërhiqej për të diskutuar, Beng Bakalli psherëtiu: “Nuk mund ta kuptoj madhësinë e asaj që kam bërë. E kuptoj që do të humbas gjithçka.”/NOA.al



