Protestat kundër Ramës dhe angazhimi i Diasporës/ Suela Mehdini përcjell mesazhin e eurodeputetëve: Fitorja juaj është në shesh!

Në një intervistë për News24, Suela Mehdini, përfaqësuese e Diasporës në Milano, deklaroi se “Revolucioni Flamingo” ka ndikuar te kryeministri.
Ajo foli edhe për protestat e zhvilluara nga bashkitë kundër propozimit të Partisë Socialiste për Reformën Territoriale.
Mehdini bëri të ditur se kjo lëvizje ka marrë mbështetjen e europarlamentarëve, të cilët i kanë nxitur protestuesit të vijojnë qëndrimin në shesh dhe të mos tërhiqen, pasi aty, sipas saj, ndodhet fitorja e vërtetë.
“Revolucioni Flamingo”, ka prekur edhe Partinë Socialiste, ndërsa protesta janë zhvilluar edhe në bashki. Reagimet e kryeministrit tregojnë se ai është ndikuar dhe se protestat kanë dhënë efekt.
Nuk ka më ndalim. Kemi mbështetjen e europarlamentarëve dhe mesazhi i tyre, ka qenë që të mos largoheni nga sheshi dhe protestat. Sheshi do të jetë fitorja juaj”, u shpreh ajo.



