Shqipëri, studentët njoftojnë krijimin e një partie të re politike

Në kuadër të protestave të muajve të fundit në Shqipëri, një grup studentësh kanë njoftuar krijimin e një force të re politike me emrin “Të Bashkuar për Shqipërinë”, transmeton Anadolu.

Të mbështetur nga pedagogë, profesionistë të fushave të ndryshme, të rinj dhe përfaqësues të diasporës shqiptare, lëvizja e re politike është shpallur sot nëpërmjet një deklarate.

Në një deklaratë për mediat, një prej përfaqësuesve të grupit të studentëve tha se “nisma është e hapur për të gjithë ata që besojnë se Shqipëria mund të qeveriset mbi bazën e drejtësisë, meritokracisë, përgjegjësisë dhe transparencës”.

Raportohet se nismëtarët e partisë së re kanë bërë të ditur se paralelisht me prezantimin e forcës së re politike kanë nisur edhe procesin e mbledhjes së firmave të nevojshme për regjistrimin e saj si subjekt politik.

Sipas nismëtarëve, partia synon të ofrojë një alternativë të re politike, të mbështetur mbi parimet e drejtësisë, meritokracisë, transparencës dhe përgjegjshmërisë.

Grupi nismëtar bëri të ditur se në ditët në vijim do të nisë një tur takimesh në qytete dhe fshatra të ndryshme të vendit për të prezantuar vizionin dhe objektivat e partisë, si dhe për të mbledhur firmat e nevojshme për regjistrimin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Në Shqipëri, prej disa javësh vazhdojnë protestat e thirrura nga studentët, të mbështetura nga pedagogë, nxënës të shkollave të mesme dhe nga qytetarët.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button