Shitja e banesave vazhdon me hov të madh, për 3 muaj u harxhuan 237 milionë euro për pasuri të paluajtshme

Nuk ka të ndalur interesimi për shitblerjen e banesave në Maqedoninë e Veriut.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Kadastrës së Pasurive të Paluajtshme, në periudhën korrik – shtator 2024, në bazën e të dhënave të Regjistrit të çmimeve dhe qirave janë bërë 7.491 transaksione, nga të cilat 5.525 janë shitje të pasurive të paluajtshme dhe 1.966 dhënie me qira të pasurive të paluajtshme.

Shifrat tregojnë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar numri i shitjeve ka arritur në 5545, ndërsa janë dhënë me qira 2070 prona.

Të dhënat e kadastrës tregojnë se vlera totale e shitjeve të pasurive të paluajtshme në tremujorin e tretë të vitit arrin në 237 milionë euro.

Në të njëjtën kohë, pjesa më e madhe e pronave të shpronësuara janë banesa. Vetëm në tremujorin e tretë janë shitur apo blerë 2115 apartamente, vlera e të cilave arrin në 128 milionë euro. Interesim i madh ka pasur edhe për blerjen e tokës bujqësore. Përkatësisht, në këtë tremujor janë blerë 1.651 parcela, vlera e të cilave arrin 15 milionë denarë.

Paralelisht me to ka pasur interesim të madh për blerjen e tokës ndërtimore dhe të shtëpive. Pra, në periudhën qershor-shtator janë shitur 630 parcela ndërtimore dhe janë xhiruar 18 milionë euro. Nga ana tjetër janë shitur 644 shtëpi dhe janë investuar 40 milionë euro.(INA)

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button