“Alta Ali banka”, ironizon drejtori i Teatrit shqiptar, Ismet Ramadani: Patriotizmi paska qenë i lidhur ngushtë me bankat e Beligradit!

Drejtori i Teatrit shqiptar në Shkup, Ismet Ramadani, ka reaguar me akuza ndaj BDI-së lidhur me çështjen e Alta bankës, duke përdorur një gjuhë ironike për të vënë në pikëpyetje retorikën e patriotizmit të kësaj partie tanimë opozitare.
“Atdhedashuria dhe patriotizmi paskan qenë të lidhura ngushtë me sportelet e bankës së Beligradit! Alta Ali banka!”, është shprehur Ramadani.
Reagimi i tij vjen në një kohë kur rasti po prodhon akuza dhe kundërakuza mes partive politike, ndërsa përgjegjësitë institucionale dhe pretendimet për lidhje afariste mbeten për t’u sqaruar nga organet kompetente.



