Shasivari takon ambasadorin polak, në fokus reformat në drejtësi

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, priti në takim ambasadorin e Polonisë në Maqedoninë e Veriut, Mariusz M. Brimora, me të cilin diskutoi për gjendjen aktuale në sistemin e drejtësisë dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Në fokus të takimit ishin ligjet e Agjendës Reformuese, me theks në forcimin e sundimit të ligjit, rritjen e pavarësisë dhe efikasitetit të gjyqësorit, si dhe përmirësimin e mekanizmave për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit.

 

Shasivari e informoi ambasadorin për aktivitetet e Ministrisë së Drejtësisë në zbatimin e prioriteteve reformuese, përfshirë përgatitjen dhe përmirësimin e zgjidhjeve ligjore të rëndësishme për procesin e integrimit evropian.

 

Në takim u theksua rëndësia e partneritetit me vendet anëtare të Bashkimit Evropian në zbatimin e reformave dhe përmbushjen e standardeve evropiane, me synim forcimin e sistemit të drejtësisë dhe ofrimin e shërbimeve më efikase për qytetarët.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button