Presidenti turk Erdogan dhe kryeministri lituanez diskutojnë marrëdhëniet dypalëshe
Erdogan theksoi rëndësinë e rritjes së kontakteve të Turqisë me Lituaninë në të gjitha fushat në ditët në vijim, veçanërisht në industrinë e mbrojtjes.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan dhe kryeministri i Lituanisë, Mindaugas Sinkevicius, diskutuan të hënën në një bisedë telefonike marrëdhëniet dypalëshe, si dhe çështje rajonale dhe globale, njoftoi Drejtoria e Komunikimeve e Turqisë, transmeton Anadolu.
Gjatë bisedës, presidenti Erdogan i uroi Sinkeviciusit sukses në detyrën e tij të re, të cilën kryeministri e mori muajin e kaluar, dhe shprehu besimin se marrëdhëniet mes dy vendeve do të vazhdojnë të forcohen.
Erdogan theksoi rëndësinë e rritjes së kontakteve të Turqisë me Lituaninë në të gjitha fushat në ditët në vijim, veçanërisht në industrinë e mbrojtjes.
Presidenti Erdogan vuri në dukje se Ankaraja po vazhdon përpjekjet për të siguruar përfundimin e luftës Rusi-Ukrainë me një paqe të qëndrueshme.
Erdogan i uroi gjithashtu Lituanisë sukses në presidencën e ardhshme të Këshillit të BE-së, e cila nis në janar.



