Saliu: Personat me aftësi të kufizuara meritojnë më shumë mbështetje dhe mundësi

Deputetja e VLEN-it, Imerlija Saliu, njoftoi se në kuadër të Grupit Ndërpartiak Parlamentar për Personat me Aftësi të Kufizuara është zhvilluar një takim me Organizatën Rinore KRIK nga Shkupi, si dhe me vullnetarë nga Holanda, Belgjika dhe Turqia, ku në fokus ishin sfidat dhe nevojat e kësaj kategorie të qytetarëve.
Saliu bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e ndërtimit të një shoqërie më gjithëpërfshirëse, ku personat me aftësi të kufizuara të kenë mbështetje dhe mundësi të barabarta.
“Në kuadër të Grupit Ndërpartiak Parlamentar për Personat me Aftësi të Kufizuara, zhvilluam një takim me Organizatën Rinore KRIK nga Shkupi dhe me vullnetarë nga Holanda, Belgjika dhe Turqia”, theksoi Saliu.
Ajo shtoi se diskutimet u përqendruan te sfidat me të cilat përballen personat me aftësi të kufizuara dhe nevoja për angazhim të përbashkët institucional e shoqëror.
“Biseduam për sfidat, nevojat dhe rëndësinë e krijimit të një shoqërie më gjithëpërfshirëse, ku personat me aftësi të kufizuara të kenë mbështetjen dhe mundësitë që meritojnë”, deklaroi deputetja e VLEN-it.



