Sali: Agjenda Reformuese po jep rezultate konkrete, Maqedonia e Veriut përfitoi 65,7 milionë euro nga BE-ja

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali, ka bërë të ditur se Komisioni Evropian ka liruar pjesën e radhës të fondeve nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, ndërsa Maqedonia e Veriut ka përfituar shumën më të madhe në rajon.

Sipas Saliut, vendi ka marrë gjithsej 65,7 milionë euro, duke lënë pas Shqipërinë me 49 milionë euro dhe Malin e Zi me 44,2 milionë euro.

“Lajm i madh nga Brukseli! Komisioni Evropian sapo kumtoi se ka liruar pjesën tjetër të fondeve nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor”, ka deklaruar Saliu.

Ai theksoi se ky është një konfirmim i drejtpërdrejtë për progresin e Maqedonisë së Veriut në zbatimin e reformave të kërkuara nga Bashkimi Evropian.

“Maqedonia e Veriut konfirmohet si lidere në rajon për zbatimin e Agjendës Reformuese, që është kusht për lirimin e fondeve nga BE-ja”, u shpreh ai.

Në reagimin e tij, Saliu ka theksuar se rezultatet konkrete janë përgjigjja më e mirë ndaj kritikave politike dhe, siç u shpreh ai, “përtej pluhurit propagandues, punët e mira vazhdojnë”.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button