Rubio: Operacioni ushtarak nda Iranit ka përfunduar, SHBA kalon te diplomacia

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se “Operacioni Epic Fury”, ofensiva fillestare e përbashkët SHBA-Izrael kundër Iranit, ka përfunduar dhe ka arritur objektivat e saj.
Gjatë një konference për shtyp nga Shtëpia e Bardhë, Rubio theksoi se faza ofensive e konfliktit me Iranin tashmë konsiderohet e mbyllur.
“Operacioni Epic Fury ka përfunduar. Ne i arritëm objektivat e atij operacioni”, u shpreh ai, duke shtuar se tashmë fokusi i administratës amerikane ka kaluar drejt rrugës diplomatike.
Sipas tij, presidenti Donald Trump preferon arritjen e një marrëveshjeje me Iranin, e cila mund të përfshijë edhe një memorandum mirëkuptimi për rihapjen e plotë të Ngushticës së Hormuzit.
“Kjo është rruga që ai preferon. Deri më tani kjo nuk është rruga që Irani ka zgjedhur”, theksoi Rubio.
Deklaratat vijnë në një moment tensioni të lartë në rajon, ndërsa zhvillimet e fundit sinjalizojnë një përpjekje për të kaluar nga përshkallëzimi ushtarak drejt një zgjidhjeje përmes negociatave.



