Pas shpërthimit me 26 viktima, Kina pezullon prodhimin e fishekzjarrëve

Autoritetet kineze kanë urdhëruar pezullimin e menjëhershëm të prodhimit në të gjitha ndërmarrjet e fishekzjarrëve në provincën Hunan, pas një shpërthimi vdekjeprurës në një fabrikë. Vendimi synon një rishikim të plotë të masave të sigurisë në sektor.

Shpërthimi ndodhi të hënën në qytetin Liuyang, duke shkaktuar 26 viktima dhe 61 të plagosur, sipas raportimeve të mediave shtetërore kineze.

Departamenti provincial i menaxhimit të emergjencave bëri të ditur se pezullimi i aktivitetit ka për qëllim eliminimin e rreziqeve të sigurisë, ndërsa inspektimet do të fokusohen në standardet e pajtueshmërisë dhe procedurat operative.

Liuyang, i njohur si qendra kryesore e prodhimit të fishekzjarrëve në Kinë, numëron mbi 400 ndërmarrje të këtij sektori. Në vitin 2025, prodhimi i qytetit kaloi 50 miliardë juanë (rreth 7.3 miliardë dollarë), duke përbërë rreth 70% të eksporteve totale të fishekzjarrëve të vendit.

Ndërkohë, autoritetet kanë nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të shpërthimit dhe kanë intensifikuar kontrollet e sigurisë në të gjithë provincën për të parandaluar incidente të tjera.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button