Rreth 130 ushtarë izraelitë letër Netanyahut: Ktheji pengjet ose nuk do të shërbejmë në ushtri
Në Izrael, 130 ushtarë nënshkruan një letër duke njoftuar qeverinë e Tel Avivit se tashmë nuk do të shërbejnë më në ushtri nëse nuk arrihet marrëveshje me Hamasin për të sjellë pengjet nga Rripi i Gazës, transmeton Anadolu.
Siç raporton gazeta “Haaretz”, 130 ushtarë izraelitë nënshkruan një letër ku i bëjnë thirrje qeverisë së koalicionit të kryesuar nga kryeministri Benjamin Netanyahu që të bëjë shkëmbimin e pengjeve.
Në letër thuhet se sulmet në Rripin e Gazës rrezikuan jetën e pengjeve si dhe procesin e kthimit të tyre.
Në sulmet e kryera nga ushtria izraelite për shpëtimin e pengjeve në Gaza, gjithashtu vihet në dukje se në këto “operacione” kanë vdekur më shumë se pengjet e shpëtuar.
Duke u shprehur se për ta “vija e kuqe është kapërcyer”, ushtarët theksuan se nuk do të shërbejnë më në ushtri nëse qeveria e Netanyahut nuk bën përpjekje për të arritur marrëveshje për kthimin e pengjeve.
Thuhet se në duart e grupeve palestineze në Gaza janë më shumë se 100 pengje izraelite ku disa prej të cilëve të vdekur.
Netanyahu, i cili vështirësoi procesin e negociatave me disa kushte që ai vendosi, akuzohet se ka penguar shkëmbimin e pengjeve me Hamasin.