Rokas: Kodi Zgjedhor është i mirë, partitë duhet të arrijnë konsensus

Lidhur me ndryshimet e bllokuara në Kodin Zgjedhor, të cilat janë pjesë e rëndësishme e paketës së reformave, ambasadori i Bashkimit Evropian, Michalis Rokas, tha se ende po zhvillohen diskutime dhe se nevojitet konsensus ndërmjet partive politike. Sipas tij, vetë ligji është i mirë.

“ODIHR dhe Komisioni Evropian dhanë vlerësim pozitiv, por ajo që mbetet janë modalitetet. E kuptoj se ka mospajtime kur bëhet fjalë për këto modalitete, por ndiej se ekziston vullnet i mirë për t’i tejkaluar ato. Komisioni parlamentar për Kodin Zgjedhor tashmë po punon dhe shpresoj që partitë, për një çështje kaq të rëndësishme, të arrijnë të ulen dhe të gjejnë konsensus për këtë temë të ndjeshme. Bazat e ligjit dhe vetë ligji janë vërtet të mira”, deklaroi Rokas gjatë promovimit të pajisjeve të reja ushtarake në kazermën “Ilinden”.

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor vazhdojnë të mbeten të bllokuara. Pika më e diskutueshme është votimi elektronik i diasporës.

Pushteti i ka bërë thirrje opozitës të pajtohet për një debat konstruktiv në vend të bllokadave parlamentare, duke theksuar se Kodi Zgjedhor është pjesë e detyrimeve reformuese të Maqedonisë së Veriut.

Ndërkohë, Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë ka akuzuar për përpjekje për manipulim dhe vjedhje të votave.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button