Rikonstruimi i Qeverisë/ Sali: Raporti do të tregojë nëse ndonjë funksionar nga VLEN ndjehet i lodhur! 

Zëvendëskryeministri i Parë, Bekim Sali, njëherit edhe Sekretar i Përgjithshëm i VLEN, intervistën e radhës e ka dhënë për emisionin 360 shkallë në MTV 1!

 

Ai ka folur për rikonstruimin e qeverisë,ku ka theksuar se janë duke e pritur raportin për performansën e secilit funksionar të VLEN. Në bazë të atij raporti do të vendoset se cili prej funksionarëve të VLEN ndjehet i lodhur nga funksioni.

 

“ Nëse ka ndonjë që ndjehet i lodhur nga funksioni mendoj se duhet që të shkoj. Ashtu sic thash, po analizohen të gjitha performansa të funksionarëve, dhe në VLEN tashmë jemi në fazë të kompletimit të raporteve të gjithë drejtorëve, ministrave, zëvendës ministrave, zëvendës drejtorëve e udhëheqës të institucioneve tjera. Në bazë të atij raporti që do ta marrim do të sjellim edhe vendime ku duhet që të rifreskohet ekipi, ku duhet të përqëndrohemi më shumë dhe si më andej”, deklaroi Sali.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button