Rikonstruimi i Qeverisë/ Sali: Është e pritshme që në Ministrinë e Drejtësisë të ketë ndryshime!

Zëvendëskryeministri i Parë, Bekim Sali, njëherit edhe Sekretar i Përgjithshëm i VLEN, intervistën e radhës e ka dhënë për emisionin 360 shkallë në MTV 1!
Ai ka folur për rikonstruimin e qeverisë, ka theksuar se është e pritshme që në ministrinë e drejtësisë të ketë ndryshime.
“ Vlerësoj se është e pritshme. Por nuk mund që të futem në detaje deri në cilin nivel janë duke i zhvilluar bisedimet, si bisedojnë dhe cilat janë mendimet e partnerit të koalicionit ZNAM. Megjithatë, është e pritshme që atje të ketë një ndryshim i cili do të reflektoje angazhim më të madh”, deklaroi Sali.
I pyetur nëse do të jetë ndryshim emri me kuadër të ri të ZNAM ose rotacion, Sali ka nënvizuar se kjo temë ngelet për tu diskutuar.
“ Aty ngelet që të diskutohet a do të ketë kuadër të ri ose rotacion të resorit”, deklaroi Sali.



