Rikonstruimi i Qeverisë në fazën fillestare, Qeveria: Detajet pas marrëveshjes

Qeveria, në lidhje me rikonstruimin e paralajmëruar, njofton se procesi realizohet përmes bisedimeve me partnerët e koalicionit. Sot dhe nesër janë paraparë takime me partitë politike ZNAM dhe VLEN.

“Duke pasur parasysh që bisedimet janë në një fazë të hershme dhe ky është një proces i ndjeshëm që kërkon një qasje serioze dhe të përgjegjshme, nuk do të hyjmë në detaje të mëtejshme në këtë kohë. Sapo të arrihen marrëveshje specifike dhe të përcaktohen zgjidhjet, publiku do të informohet menjëherë dhe plotësisht”, njoftojnë nga Qeveria.
Nga Qeveria i referohen qëndrimeve që mbajti kryemnistri Mickoski, në përvjetorin e themelimit te VMRO-DPMNE-së.

 

Kryeministri, shtojnë nga Qeveria, atëherë theksoi se me kujdes e ndjek gjendjen në institucione dhe se nuk është i kënaqur nga dukuritë te një pjesë e funksionarëve të cilët distancohen nga parimet mbi të cilat është formuar Qeveria.

Ai theksoi se te ai mbërrijnë vërejtje për qasje të pamjaftueshme të disa ministrave dhe drejtorëve, si dhe për distancim nga problemet e përditshme dhe nevojat e qytetarëve.

“Mickoski porositi qartë se Qeveria është zgjedhur t’i shërbejë popullit, ndërsa jo të gëzojë privilegjet e pushtetit, duke shtuar se çdo funksionar duhet të jetë i kapshëm, i përkushtuar dhe vazhdimisht i pranishëm në mesin e qytetarëve”, theksojnë nga Qeveria.

 

Në fjalimin e tij ai theksoi se nuk do të tolerojë pakujdesi, papërgjegjësi dhe distancim nga parimet mbi të cilat bazohet puna e Qeverisë, pa dallim të funksionit të cilin e kryen dikush.

Kryeministri gjithashtu porositi se nuk pranon arsyetim për mospërmbushje të detyrimeve dhe çdonjëri që nuk mund tu përgjigjet sfidave duhet ndershëm ta rishqyrtojë vendin e tij në ekip.

“Po i shënoj me saktësi të gjitha devijimet dhe do të ketë ndryshime. Këto ndryshime duhet të përmirësojnë kapacitetet dhe të nxjerrin maksimumin nga secili individ. Dua që secili prej jush të mbetet i përkushtuar ndaj popullit, i kapshëm dhe i ndershëm”, ishte porosia e Mickoskit.

“Kriteri themelor në procesin e rikonstruimit mbetet efikasiteti, qasja ndaj qytetarëve, përmbushja e qëllimeve të programit dhe përkushtimi i plotë në punën në interes të popullit”, njoftojnë nga Qeveria.

Ndryshe, kanë dalë info jozyrtare se kryeministri Mickoski është takuar me bashkëreyetarët e VLEN-it, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, për të parë pozicionet fillestare, ndërkaq nesër pritet të takohet me liderin e ZNAM, Maksim Dimitrievski

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button