Raportohet se Xhaka do të ribashkohet me Alonson te Chelsea

Granit Xhaka dhe Chelsea kanë arritur marrëveshje për kushtet personale për një transferim të mundshëm, ka bërë të ditur gazetari i “Sky”, Florian Plettenberg.
Siç raportohet, mesfushori i Sunderlandit ka qenë një prej kërkesave kryesore të trajnerit të ri të Bluve, Xabi Alonso.
Xhaka e Alonso ishin bashkë në sukseset historike të Bayer Leverkusenit, duke fituar Bundesligën dhe Kupën e Gjermanisë.
Sipas Plettenbergut, Chelsea veçse ka filluar kontaktet me Sunderlandin. Flitet se oferta e parë e dërguar është rreth 30 milionë euro.



