Gashi: Që nga Pavarësia e Maqedonisë betejat kryesore janë zhvilluar në Parlament

Kryetari i Parlamentit të Republikë së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, intervistën e radhës e ka dhënë për emisionin Politiko në Kanal 10.
Gashi duke folur për rrolin e Parlamentit, ka bërë me dije se që nga Pavarësia e Maqedonisë së Veriut, betejat kryesore janë zhvilluar në Parlament.
“ Pavarësia e Maqedonisë, edhe pse e vetmja republike nga ish Jugosllavia, shpalli pavarësinë pa luftë. Sfidat nuk kanë qenë të vogla. Ndoshta edhe betejat kryesore janë zhvilluar në këtë sallë ku po flasim. Këtu janë miratuar ligje edhe kode zgjedhor të cilat janë ndryshuar disa herë e me të cilat jemi munduar që ti përfaqësojmë qytetarët në përgjithësi, por edhe të kemi parasysh balancimin apo përfaqësimin etnik. Mendoj se që nga viti 1990 kur e kemi parlamentin e parë shumëpartiak numri i deputetëve shqiptarë gjithmonë ka qenë mbi 20, 23, 25 e kështu me radhë. Edhe tani është mbi 30. ”, deklaroi Gashi.



